Muzikë
Dua Lipa shkëlqen në sfilatën haute couture të Chanel në Paris
elegancë dhe stil, Dua Lipa shkëlqen në Javën e Modës në Paris
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u shfaq sot në sfilatën prestigjioze haute couture të shtëpisë së modës Chanel, në kuadër të Javës së Modës në Paris, transmeton albinfo.ch
Artistja mbërriti këtë mëngjes në kryeqytetin francez dhe u fotografua teksa hynte në ambientet ku po zhvillohej eventi, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe adhuruesve të modës. Me stilin e saj unik dhe elegancën karakteristike, Dua Lipa vazhdon të konfirmojë statusin e saj si një ikonë globale e modës.
Sfilata e Chanel është një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së modës, ku marrin pjesë emra të njohur nga arti, filmi dhe muzika nga e gjithë bota.
Prej vitesh, Dua Lipa bashkëpunon me marka të mëdha ndërkombëtare dhe është e pranishme rregullisht në eventet më ekskluzive të modës, duke mbetur një nga përfaqësueset më të suksesshme shqiptare në skenën globale.

E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












