Shkurt.ch
Përvojat e para me strehimin e refugjatëve në tenda
Për shumicën kjo është zgjidhje më e mirë po u krahasua me fjetjen në strehimoret nëntokësore të mbrojtjes civile
Lajmi i publikuar javën e kaluar se në kantonin Aargau për herë të parë do të praktikohej strehimi i refugjatëve në tenda ushtarake pati bërë bujë të madhe në opinionin zviceran. Tash, kur kanë kaluar pak ditë qysh se azilkërkuesi e parë kanë filluar ta bëjnë gjumin në këto tenda, mediet kanë marrë mendimin e tyre dhe të përgjegjësve për këtë lloj strehimi.
Për shumicën kjo është zgjidhje më e mirë po u krahasua me fjetjen në strehimoret nëntokësore të mbrojtjes civile. Megjithatë, shumë nga banuesit e rinj ankohen se natën nën çadra bën shumë ftohtë.
Shtatë tenda ngjyrë të gjelbër të mbyllur janë vendosur nën pemët e larta të kopshtit të një qendra azili. Tendat ushtarake janë të gjata 14 metra dhe të gjera 5 metra. Brenda tyre janë vendosur disa shtretër dhe dollapë të vegjël ku banorët mund t`i vendosin gjësendet e tyre. Brenda ka rrymë elektrike dhe dritë. Aktualisht këtu banojnë 11 meshkuj ndërsa ka vend për 60 sish.
E vetmja ankesë e tyre është i ftohti gjatë natës. Ata nuk ankohen shtretërit janë kaq afër njeri tjetrit dhe se praktikisht u mungon sfera private. Këta banorë gjatë ditës mund t`i shfrytëzojnë hapësirat e ndërtesës në oborr, në të cilën janë strehuar familjarët. Kuzhina për ta është në një tendë tjetër ndërsa dushet dhe tualetet i kanë po ashtu jashtë, të tipit portativ.
Balz Bruder nga Departamenti Social i Aargaut thotë se ideja me çadrat është pritur mirë. Ata kanë qenë të detyruar t`u bëjnë një zgjidhje kërkesave në rritje për strehim. Këtë ide tashmë po shikojnë ta realizojnë edhe kantone tjera, si Berna për shembull”, thotë Bruder.
Die Idee mit den
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










