Shqipëria
Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid
“Çelet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid, ku Shqipëria prezantohet me stendën e saj përmes përvojave autentike, duke u pozicionuar si një destinacion gjithëvjetor dhe gjithëpërfshirës” tha Rama
Është hapur sot në Madrid Panairi Ndërkombëtar i Turizmit FITUR, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të sektorit, ku Shqipëria merr pjesë me pavijonin e saj nën sloganin “Albania All Senses”.
I pranishëm në panair është ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili gjatë hapjes së pavijonit shqiptar shpjegoi konceptin e ri të promovimit të turizmit shqiptar, që synon një bashkëpunim më të fortë të institucioneve dhe operatorët, si dhe zgjerimin e ofertës turistike gjatë gjithë vitit, transmeton albinfo.ch.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Gonxhja theksoi se turizmi nuk mund të reduktohet vetëm te sezoni veror dhe pushimet në bregdet, duke vënë theksin te zhvillimi i formave të tjera të turizmit.
Ministri u ndal edhe te roli i institucioneve dhe agjencive në promovimin e Shqipërisë, si dhe te rëndësia e promovimit digjital dhe virtual për të arritur tregje të reja.
“Do të punojmë fort për promovim dixhital, promovim virtual dhe një promovim sa më të gjerë për një turizëm gjithëvjetor, me më shumë territor dhe më shumë gjeografi.”
Gonxhja theksoi se FITUR është një mundësi konkrete për takime biznesi dhe për lidhjen e kontratave që ndihmojnë në planifikimin e sezonit turistik, duke e konsideruar planifikimin si kyç për investime të qëndrueshme. Sipas tij, rritja e turizmit të planifikuar dhe zgjerimi i ofertës gjatë muajve të dimrit mbeten sfida kryesore për sektorin.
“Sot që flasim kemi rreth dhjetë për qind të turizmit të planifikuar në kuptimin e rezervimeve, gjë që është një shifër që duhet patjetër të rritet, sepse më shumë planifikim do të thotë më shumë investime të qëndrueshme, më shumë programim dhe më shumë optimizim i kapaciteteve, i strukturave tona dhe i gjithë sistemit që lidhet me turizmin dhe me mikpritjen, ” tha ai.
Në përfundim të fjalës së tij, ministri ftoi vizitorët ndërkombëtarë të njihen nga afër me Shqipërinë:
“Ejani në Shqipëri, njiheni Shqipërinë, duajeni Shqipërinë për atë që ajo është autentike, është një eksperiencë e vërtetë, është një vend me shumë ofertë turistike dhe është një vend që jetohet bukur dhe është një vend që punohet bukur, është një vend që mund të jesh për turizëm, mund të jesh edhe për aktivitete të ndryshme. ”
Pamje nga panairi u ndanë edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku tha se Shqipëria po prezantohet përmes përvojave autentike dhe po pozicionohet si një destinacion gjithëvjetor dhe gjithëpërfshirës.
“Çelet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid, ku Shqipëria prezantohet me stendën e saj përmes përvojave autentike, duke u pozicionuar si një destinacion gjithëvjetor dhe gjithëpërfshirës” tha Rama.
FITUR në Madrid është një nga panairet më të mëdha ndërkombëtare të turizmit dhe njihet për numrin e lartë të kontratave dhe marrëveshjeve që lidhen gjatë ditëve të para. Shqipëria synon që përmes këtij panairi të forcojë pozicionimin e saj në tregjet evropiane dhe të rrisë turizmin gjithëvjetor.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












