Shkurt.ch
Korriku 2015, muaj i temperaturave rekorde në Zvicër
korriku 2015 në veri të vendit ka qenë për 4.5 gradë më i ngrohtë se mesatarja e viteve 1961-1990, ndërsa në jug kjo epërsi ka qenë madje 5 gradë celsius
Korriku i vitit 2015 po del të jetë muaj rekord sa i përket temperaturave të larta dhe disa vlerave në këtë drejtim. Kështu, në disa regjione, para së gjithash në jug dhe në perëndim të vendit, korriku i sivjetmë ka qenë muaji më i ngrohtë prej më shumë se 150 vitesh apo prejse maten temperaturat në Zvicër.
Kështu sipas SRF Meteo, korriku 2015 në veri të vendit ka qenë për 4.5 gradë më i ngrohtë se mesatarja e viteve 1961-1990, ndërsa në jug kjo epërsi ka qenë madje 5 gradë celsius.
Në shumë vende të Kantonit të Tesinës gjatë korrikut çdo ditë e korrikut ka qenë ditë vere, siç konsiderohen ditët me temperatura mbi 25 gradë. Ndërsa në Sitten të Valisit janë regjistruar 15 ditë me vapë “në bllok”.
Në Gjenevë, fjala vjen është shënuar temperatura 39.7 gradë celsius që është më e larta e regjistruar ndonjëherë në zonën veriore mbi Alpe.
Temperaturat më të larta prej fillimit të matjes, janë regjistruar edhe në disa lokalitete si Sitten, Nyon, Davoz, Arosa dhe Bernë.
Sipas njoftimit të Meteosuisse krahas temperaturave të larta gjatë këtij korriku ka pasur edhe thatësi të madhe , para së gjithash në Kantonin Freiburg.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










