Zhvillim
Në Gjakovë u mbajt konferenca e investitorëve
Nën organizim të Komunës së Gjakovës, dje është mbajtur konferenca e investitorëve, si e para e këtij lloji në nivel lokal në Republikën e Kosovës, e cila vie pas konferencës së donatorëve të mbajtur vitin e kaluar, po në të njëjtin nivel.
Në hapje të kësaj konference kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari – Lila, tha se objektivat e konferencës janë krijimi i një platforme prezantuese për qytetin e Gjakovës dhe regjionin e saj, prezantimi i mundësive për investime në zonat kryesore aktuale, prezantimi i zonave atraktive të qytetit të Gjakovës si një qytet për të punuar, jetuar dhe për të bërë biznes.
Sipas saj, janë mbi 250 pjesëmarrës që kanë ardhur në Gjakovë për të dëgjuar më shumë për mundësitë e investimeve në komunën e Gjakovës.
Kusari-Lila tha se do të bëhen prezantime konkrete të projektit të ndriçimit publik, të transportit urban, të parkingjeve dhe të gjitha këto Komuna e Gjakovës do t’i ketë shumë shpejt si shpallje të hapura për investime private, gjegjësisht për një partneritet me kompani private.
Kryetarja e Gjakovës tha se kjo komunë është përfituese e një projekti madhor kapital prej 13.6 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza, projekt ky i cili do të fillojë në vjeshtën e këtij viti.
Kusari Lila ndër të tjera tha se një pikë tjetër me rëndësi është fakti se gjenden në kufi me Shqipërinë dhe, sipas saj, është një projekt që ka vulën e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për zhvillimin e zonës ndërkufitare.
Kusari- Lila tha se është e njoftuar edhe Qeveria e Kosovës për projektet e tyre, edhe pse anëtarë të Qeverisë nuk ishin të pranishëm në këtë konferencë të donatorëve.
“Qeveria e Kosovës shumë shpejt do të marrë tri vendime, të cilat do të ndërlidhen drejtpërdrejt me zhvillimin edhe të Gjakovës. Vendimi për plotësimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ,vendimin për pakon fiskale, për zonën e lirë ekonomike si dhe vendimi për plotësimin e bordeve të ndërmarrjeve, në këtë rast për bordin e Aeroportit të Gjakovës. Nga viti i kaluar Komuna e Gjakovës ka hequr taksën të regjistrosh biznes dhe të operosh në komunë e Gjakovës është pa pagesë. Komuna e Gjakovës është komunë e vetme në Kosovë që ka hapur Zyrë për Promovimin e Investimeve”, tha Kusari Lila.
Ajo pret se do të ketë interesim nga investitorët potencialë për sektorin publik, siç janë parkingjet, trafiku urban, etj.
“Unë pres që ne nga konkurset që do t’i kemi tash të kemi një listë kualitative të bizneseve, të cilat aplikojnë në sektorët publikë, si parkingjet, për trafikun urban, gjithashtu pres nga gjitha potencialet e hapësirave të privatizuara industriale… Gjermania ka shprehur interesim për energji me erë, qoftë në turizëm dhe gjithashtu edhe në bujqësi. Hapim drejtpërdrejt projekte konkrete për investime për ato kompani që kanë kapital dhe të vijnë këtu të investojnë”, tha Kusari- Lila.
E në sesionin e parë të hapjes së kësaj konference foli Safet Gërxhaliu, i cili përgëzoi Komunën e Gjakovës për organizimin.
Për ndryshe, kjo konferencë që në hapje zgjoi interesim të madh te investitorët vendës dhe të huaj, por në veçanti te bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në vendet e Perëndimit ose në Amerikë.
Ndërkaq, Butrint Batalli, nga industria e Gypave të Plastikës “Inova”, tha se është një ftesë e sinqertë nga ana e komunës për investitorët potencialë, sidomos atyre nga diaspora për të investuar së bashku.
“Me iniciativën e Komunës së Gjakovës pikërisht kjo konferencë e investitorëve përkon edhe me kohën kur diaspora kosovare gjendet për pushime në Kosovë. Pa marrë parasysh ndikimin e drejtpërdrejtë afatshkurtë që do të ketë investime potenciale konferenca, ka një rëndësi jetike për krijimin e klimës së re dhe të favorshme për të bërë biznes. Është një ftesë e sinqertë nga ana e komunës për investitorët potencialë, sidomos atyre nga diaspora për të investuar së bashku”, tha Batalli.
Ai tha se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik vjen nga bashkëpunimi publiko privat.
Edhe Lulzim Syla, anëtar i Unionit të bizneseve nga diaspora, tha se është një tregues shumë i mirë se bizneset e diasporës kundër asaj që me vite të tëra kanë pasur dështime ose ka pasur problem rreth investimeve të tyre në Kosovë, prapëseprapë ekziston një gatishmëri e tyre për investime në Kosovë. Sipas tij, në Gjermani janë mbi 10 mijë biznese shqiptare, 36 mijë biznese në Itali, 50 mijë biznese në SHBA dhe 5 mijë në Zvicër.
Ndryshe, në fund të muajt gusht Asambleja komunale do të shpallë listën me interes të veçantë për të gjitha ato projekte, të cilat do të kenë interesim nga kjo konferenc e investitorëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














