Kosova
Presidentja Osmani priti komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Admiralin George M. Wikoff, Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të një prej komandave më të rëndësishme strategjike të Aleancës Veriatlantike.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani e uroi Admiralin Wikoff për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në udhëheqjen e komandës, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.
Presidentja gjithashtu ritheksoi mirënjohjen e Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për kontributin e tyre të vazhdueshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit që nga viti 1999. Ajo vlerësoi në veçanti misionin e KFOR-it, duke e cilësuar si forcë të besueshme parandaluese dhe garantuese të sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe theksoi se vendi mbetet një partner i besueshëm dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, i përkushtuar ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Presidentja gjithashtu potencoi rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë dhe mungesën e llogaridhënies për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Banjskë dhe sulmin kinetik në kanalin Ibër-Lepenc.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta Me rritjen e temperaturave, misionet e shpëtimit të kafshëve po shtohen në Vjenë: Disa mace kanë... -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin












