Futboll
Kapiteni i Shqipërisë pritet të mungojë 3 javë
Shqipëria do të luajë më 26 mars ndeshjen e parë të Play-off-it të Botërorit përballë Polonisë në Varshavë dhe sipas parashikimeve, Gjimshiti në afatin maksimal do të ketë rreth 20 ditë kohë për të rigjetur formën në ritëm të plotë stërvitor
Është publikuar raporti mjekësor për Berat Gjimshitin, mbrojtësin kuqezi i Atalantës, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Torinos, të cilën Atalanta e fitoi të shtunën në mbrëmje në Bergamo.
“Këputje fasciale të gradës së parë në muskulin biceps femoris të djathtë” do të thotë se ka një dëmtim të lehtë të fibrave ose të fasciës (kapakut që mbulon muskujt) të këtij muskujt në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Grada e parë e parë për fat të mirë tregon që këto janë dëmtime të lehta, që zakonisht nuk përfshijnë çarje të plota të muskujve. Ka dhimbje të lehta dhe mund të ketë disa kufizime në lëvizje, por funksioni i muskulit mbetet kryesisht i ruajtur, transmeton albinfo.ch.
Për një futbollist, rikuperimi nga një këputje fasciale të gradës së parë mund të zgjasë zakonisht nga disa ditë deri në tre javë, në varësi të intensitetit të dëmtimit dhe trajtimit të ndjekur.
E rëndësishme është që futbollisti të ndihet mirë dhe të bëjë stërvitje dhe rehabilitim para se të kthehet. Kështu një mënyrë lehtësimi, por që gjithsesi situata mbetet delikate për të parë se si do të shkojë kjo periudhë rehabilitimi dhe sa kohë do të duhet që kapiteni i Shqipërisë të jetë në formën optimale.
Kujtojmë që Shqipëria do të luajë më 26 mars ndeshjen e parë të Play-off-it të Botërorit përballë Polonisë në Varshavë dhe sipas parashikimeve, Gjimshiti në afatin maksimal do të ketë rreth 20 ditë kohë për të rigjetur formën në ritëm të plotë stërvitor.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










