Shqipëria
Rama premton se dëmshpërblimi për familjet e prekur nga përmbytjet është prioritet
Kryeministri u shpreh se motoja “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” është parim udhëheqës sa herë që vendi dhe njerëzit përballen me fatkeqësi
Dëmshpërblimi i familjeve të prekura nga përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore është prioritet i qeverisë, bëri të ditur sot Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke theksuar se procesi do të vijojë pas përfundimit të verifikimeve në terren. Në podcast-in “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama u ndal te situata e fundit e shkaktuar nga reshjet e dendura duke vënë në dukje se askush nuk do të mbetet pa përkujdesje.
Kryeministri u shpreh se motoja “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” është parim udhëheqës sa herë që vendi dhe njerëzit përballen me fatkeqësi, që nga tërmeti shkatërrues e deri te dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, zjarret apo situata të tjera emergjente, transmeton albinfo.ch.
Ai siguroi familjet e dëmtuara nga përmbytjet e fundit se shteti qëndron pranë tyre me të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik, duke përmbushur çdo detyrim, si për banesat ashtu edhe për gjënë e gjallë.
Sipas Kryeministrit, puna e institucioneve nuk do të ndalet me përmirësimin e kushteve të motit, por do të vijojë me riparimin e dëmeve në infrastrukturë dhe dëmshpërblimin e familjeve të prekura.
“Ekipet e verifikimit janë në terren që nga dita e parë, ndërsa Ministria e Financave ka përgatitur paraprakisht planin me skenarët e dëmshpërblimit dhe po pret përfundimin e verifikimeve për të kaluar në fazën e kompensimit”, tha ai.
Duke iu referuar përvojave të mëparshme, Kryeministri nënvizoi se qeveria ka shlyer borxhet e trashëguara nga përmbytjet e mëparshme dhe nuk ka krijuar më detyrime të tilla ndaj qytetarëve, duke theksuar se kjo është një Shqipëri që nuk i lë më vetëm njerëzit e saj.
“E mos harroni, kur ne erdhëm në qeveri, në malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e sotëm të fatkeqësive, ishin edhe dy kodra të larta borxhesh nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. Ne i shlyem një më një ato borxhe për ata njerëz dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit e këtij vendi, sepse erdhëm për të ndërtuar një Shqipëri tjetër dhe kjo është Shqipëria tjetër, që nuk i le vetëm njerëzit e saj. Kurrë më”, deklaroi Rama.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












