Shkurt.ch
Doktoresha frynte faturat, duhet t’i kthejë 220.000 franga
Një mjeke në kantonin e Fribourgut është pasuruar duke i mashtruar sigurimet shëndetësore. Këto të fundit kanë fituar para gjyqit
Jo më pak se 50 sigurime shëndetësor janë ankuar kundër doktoreshës nga Fribourgu, ato kanë shprehur dyshimet e tyre për fryrje të faturave në lidhje me shërbimet e saj.
Në vitin 2005 ajo përfitonte financiarisht nga çdo pacient, prej të cilëve fitonte mesatarisht afro 1670 franga. Ndërsa kolegët e saj fitonin mesatarisht vetëm 950 franga. Dhe vitet që pasuan doktoresha ka mbetur në vendin e parë të tarifave më të larta, ka bërë të ditur të hënën gazeta e përditshme gjermanofolëse “Berner Zeitung”.
Tribunali i arbitrazhit në Fribourg për sigurime ka dhënë vendimin e tij. Ai mbështeti sigurimet shëndetësore. Sipas gjykatës, mjekja nuk ka demonstruar mjaft se rastet e saj ishin më të vështira se sa të kolegëve të saj. Ai e ka dënuar atë duke e detyruar të kthejë 220.ooo franga për vitet 2005 deri në vitin 2008. Sipas gjykatës, faturat e lëshuara nga viti 2009 korrespondojnë me ato të praktikuesve të tjera të rajonit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









