Shkurt.ch
Ipeshkvi i Bazelit kundër mbylljes së kufijve për azilkërkuesit
Felix Gmür e ka quajtur krejtësisht të pamend propozimin që të mbyllen kufijtë për azilkërkuesit. “Kjo nuk i sjell askujt asgjë, e as Zvicrës"
Kreu i Ipeshkvisë më të madhe të Zvicrës, asaj të Bazelit, Felix Gmür ka drejtuar kritika në drejtim të politikës zvicerane për siç ka thënë ai “shpirtngushtësi” në temën e azilit. Ai në një intervistë që i ka dhënë gazetës “Schweiz am Sonntag” ka theksuar se “disa politikanë janë veçanërisht në temat për aziluin dhe për tatimet janë tepër mendjengushtë.
Ai e ka quajtur krejtësisht të pamend propozimin që të mbyllen kufijtë për azilkërkuesit. “Kjo nuk i sjell askujt asgjë, e as Zvicrës”, ka thënë Gmür.
Kreu i lartë katolik i ka bërë apel Zvicrës që të ofrojë më tepër në bashkëpunimin zhvillimor me vendet tjera. “Ne të gjithë nuk i shterojmë të gjitha mundësitë tona për të promovuar arsimin, infrastrukturën dhe shtetin e të drejtës. Kjo është për keqardhje”, ka thënë Felix Gmür, ipeshkvi i Ipeshkvisë së Bazelit.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












