Futboll
Muriqi me 10 gola, lë pas shumë yje
Sulmuesi nga Kosova lë pas Lewandowskin në listën e golashënuesëve më të mirë të kampionatit, ndërsa përpara sheh vetëm Ferran Torresin (11 gola) dhe Mbapen (18 gola)
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka gjetur golin e dhjetë në La Liga me fanellën e Mallorcës. Sulmuesi dardan, shënoi me penallti në minutën 90+1, ndaj Gironës, në duelin që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1:2, transmeton albinfo.ch.
Pavarësisht përpjekjeve, Muriqi nuk arriti të shmangte humbjen e skuadrës së tij që renditet në vendin e 15-të në kampionat me 18 pikë në 18 ndeshje.
Këtë sezon 31-vjeçari është aktivizua 17 ndeshje në kampionat me Mallorcën, sezonin më produktiv, sulmuesi i Kosovës, e ka pasur në vitin 2022/2023, ku në 35 ndeshje realizoi 15 gola dhe 3 asistime.
Sulmuesi nga Kosova lë pas Lewandowskin në listën e golashënuesëve më të mirë të kampionatit, ndërsa përpara sheh vetëm Ferran Torresin (11 gola) dhe Mbapen (18 gola).
Ndërkohë, poshtë tij në listën e golashënuesëve më të mirë të La Ligës gjendjen yje si Yamal, Rafinha, Vinicius Junior, Julian Alvarezi etj..
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











