Lajme
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih forcon besimin e mërgatës dhe zgjeron aktivitetet diplomatike e kulturore
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka shënuar një vit shumë të suksesshëm në fushën e shërbimeve konsullore dhe angazhimit me komunitetin shqiptar në Zvicër.
Sipas Konsullit të Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, gjatë vitit 2025 është regjistruar një rritje prej mbi 40% e numrit të shërbimeve konsullore, krahasuar me vitin 2023. Ky zhvillim tregon rritjen e kërkesës nga qytetarët, por njëkohësisht edhe besimin gjithnjë e më të madh të mërgatës në punën dhe shërbimet e Konsullatës.
“Viti 2025 shënon një angazhim të shtuar të Konsullatës, duke reflektuar përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve”, ka theksuar Konsulli Berisha.
Gjatë këtij viti janë realizuar mbi 250 takime dhe aktivitete, brenda dhe jashtë konsullatës, duke përfshirë bashkëpunime me autoritetet vendore zvicerane, korin konsullor, si dhe aktivitete kulturore e promovuese. Këto aktivitete kanë ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e lidhjeve institucionale, diplomatike dhe kulturore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Në përmbyllje të vitit, Konsulli Berisha ka shprehur mirënjohje të veçantë për mërgatën shqiptare në Zvicër, duke falënderuar gjithashtu kolegët diplomatë, stafin vendor, mediat, shoqatat dhe autoritetet e vendit pritës për bashkëpunimin dhe partneritetin e vazhdueshëm.
“Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih do të vazhdojë edhe në vitet në vijim të ushtrojë mandatin e saj me përgjegjësi, transparencë dhe profesionalizëm, në shërbim të qytetarëve dhe interesit të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai.
Të ngjashme

“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
- Cyrih: 17 piktorë e skulptorë shqiptarë ekspozojnë punimet e tyre artistike
- Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
- Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
- Deputeti shqiptar në Zvicër, Islam Alijaj, pret në takim Konsullin e Kosovës në Cyrih
- Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
- “Nëntori i Parë” – Një mbrëmje solemniteti, arti dhe kujtese në Cyrih
- “Return to Kosovo”, dokumentar që risjell plagët e luftës në një mbrëmje të veçantë në Cyrih
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











