Kosova
Kosovë: Qeveria ka ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është përfunduar ekzekutimi i shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Sipas njoftimit zyrtar, sot është realizuar transferimi i shumës prej 100 eurosh për fëmijët e moshës 0–16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive. Po ashtu, kjo shtesë u ndahet edhe kategorive të luftës, personave me aftësi të kufizuara dhe përfituesve të skemave të tjera, në përputhje me kriteret e përcaktuara në vendim, transmeton albinfo.ch.
Murati theksoi se, varësisht nga banka ku përfituesit posedojnë llogaritë e tyre, mjetet financiare do të reflektohen gjatë orëve në vijim.
Në fund të njoftimit, ai ka uruar qytetarët me rastin e festave të fundvitit, duke ju dëshiruar Vitin e Ri.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












