Shkurt.ch
Pranon vrasjen me thikë të dy prindërve të tij
Është zbardhur vrasja e dyfishtë që ka ndodhur më 9 korrik të këtij viti në Sarmenstorf të kantonit Aargau. 32 vjeçari Andrea ka pranuar se ai ka vrarë duke i therur me thikë dy prindërit e tij në shtëpinë ku banonin, shkruan 20minuten.ch. Pranimin e veprës e ka bërë që në marrjen e parë në pyetje.
Edhe gruaja e tij 29 vjeçe ishte e dyshimtë për pjesëmarrje në krim, ka njoftuar sot prokuroria e përgjithshme e Aargaut, por në mungesë të fakteve ajo është liruar sot nga burgu për hetime.
Shkak për vrasjen e rëndë ka qenë një konflikt familjar, thotë prokuroria duke përcjellë atë që ka dëshmuar dorasi, transmeton albinfo.ch. Por, si ai ashtu dhe bashkëshortja kanë mohuar vendosmërisht përfshirjen e saj në vrasjen e babait 64 dhe nënës 60 vjeçare të djalit.
Organet hetuese kanë konfiskuar armën me të cilën është kryer krimi, një thikë portative. Shërbimi teknik i kriminalistikës në kuadrin e Policisë Kantonale të Aargaut është duke bërë vlerësimin e të gjitha gjurmëve të gjetura.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










