Shkurt.ch
Ofertë për kujdesjen ndaj fëmijëve gjatë pushimeve verore
asi që shumica e shkollave mbyllen gjatë pushimeve, për shumë familje shtrohet problemi i vendosjes së fëmijëve gjatë kohës sa ata janë në punë
Qeveria e Zvicrës synon që të përmirësojë nivelin e përkujdesjes për fëmijët gjatë kohës së pushimeve verore. Në të vërtetë, siç thotë për radion SRF Ludwig Gärtner nga Zyra Federale për Sigurime Sociale, Berna zyrtare me këtë synim para së gjithash ka parasysh koordinimin e ofertave që tashmë janë në dispozicion.
Për ofertuesit privatë nuk është me interes ofrimi i ofertave në këtë drejtim pasi që kjo nuk do t`u siguronte angazhim konstant dhe nga ana tjetër vëllimi i punës për planifikim do të ishte i papërballueshëm. Ndërkaq, pasi që shumica e shkollave mbyllen gjatë pushimeve, për shumë familje shtrohet problemi i vendosjes së fëmijëve gjatë kohës sa ata janë në punë.
Në disa qytete kjo është rregulluar në njëfarë mënyre. Kështu, modeli i “programit për pushime” të qytetit të Bielit është një alternativë në të cilën mund të mbështetet edhe federata. Por edhe ai e ka një të metë: të gjitha ofertat e këtij programi përfundojnë në orën 17 ndërsa ka mjaft prindër që orarin e punës e kryejnë pas kësaj kohe.
Tash për tash bëhet fjalë më shumë për idenë si të tillë e në vjeshtë do të jetë gati projektligji përkatës.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










