Bota
Tesla pëson rënie të shitjeve në Evropë
Në Evropë, përfshirë BE-në, Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë dhe Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e Teslës ranë me 11.8 për qind nga viti në vit në 22.801 njësi
Shitjet e gjigantit amerikan të automjeteve elektrike (EV) Tesla ranë me 34.2 për qind në Bashkimin Evropian në nëntor në bazë vjetore, bëri të ditur Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).
Kompania e automjeteve elektrike Tesla e miliarderit Elon Musk shiti 12.130 njësi në BE muajin e kaluar, tregoi raporti i ACEA-s. Ndërkohë shifra ka qenë 18.430 në të njëjtin muaj të vitit 2024, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Pjesa e tregut të kompanisë ra në 1.4 për qind nga 2.1 për qind në nëntor të vitit të kaluar. Në 11 muajt e parë të vitit, shitjet e Tesla ranë me 38.8 për qind në BE krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke zbritur në 129.024 njësi.
Në Evropë, përfshirë BE-në, Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë dhe Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e Teslës ranë me 11.8 për qind nga viti në vit në 22.801 njësi.
Ndërkohë, shitjet e përgjithshme të automjeteve elektrike me bateri u rritën me 44.1 për qind duke arritur në 188.730 njësi në BE.
Ndërkohë BYD-i kinez, një nga konkurrentët kryesorë të Teslës, shënoi rritje në shitjet e tij në BE me 235.2 për qind nga viti në vit duke arritur në 16.158 njësi. Pjesa e tregut e BYD u rrit në 1.8 për qind në nëntor, nga 0.6 për qind në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Shitjet e Teslës kanë rënë me shpejtësi në Evropë këtë vit pjesërisht për shkak të qëndrimeve politike kontroverse të Musk-ut, ndërhyrjes së tij në politikën evropiane dhe konkurrencës së shpejtë nga markat kineze.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










