Lajme
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë
Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë organizoi një pritje dhe takim të posaçëm me studentët shqiptarë që studiojnë në Zvicër, ku u zhvillua një diskutim i hapur mbi sfidat, idetë dhe format konkrete të bashkëpunimit për vitin e ardhshëm, transmeton albinfo.ch.

Studentët shqiptarë u përfaqësuan nga z. Eleonit Smajli, Kryetar i Federatës së Studentëve Shqiptarë në Zvicër, si dhe z. Aril Asllanaj, Kryetar i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë për Kantonin e Bernës. Ata informuan të pranishmit për bashkimin e të gjitha shoqatave studentore shqiptare në Zvicër nën ombrellën e Federatës, duke prezantuar strukturën organizative, projektet e planifikuara dhe gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ambasadën.
Në takim morën pjesë studentë nga fusha të ndryshme studimi, të ardhur nga Berna, Zyrihu, Argau dhe Neuchâtel, duke reflektuar larminë akademike dhe angazhimin aktiv të rinisë shqiptare në Zvicër.
Studentët u pritën nga znj. Monika Zguro, e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e RSH-së në Bernë, dhe z. Valon Gashi, Sekretar i Parë, të cilët prezantuan punën dhe misionin e Ambasadës, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës, si dhe projektet aktuale dhe ato në proces.
Gjatë diskutimit u hodhën ide konkrete për projekte të përbashkëta në të ardhmen, të fokusuara në promovimin e kulturës shqiptare, diplomacinë publike, rrjetëzimin akademik dhe profesional, si dhe përfshirjen aktive të studentëve në aktivitete edukative dhe komunitare.
Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, dialogu dhe angazhimi të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes institucioneve shtetërore shqiptare dhe rinisë akademike në diasporë, si një urë e qëndrueshme bashkëpunimi për të ardhmen. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












