Shkurt.ch
80 orë në ajër, rekord botëror i fluturakes zvicerane pa pilot
Një grup studiuesish të Universitetit Teknik të Cyrihut (ETH) ka realizuar një rekord botëror me aeroplanin pa pilot që lëviz me energji diellore “AtlantikSolar”. Kjo fluturake që peshon vetëm 7 kilogramë ka arritur të qëndrojë më shumë se 80 orë në ajër. “AtlantikSolar” pas kësaj aventure ka aterruar në mbrëmjen e të premtes pa komplikime në Rafz të Cyrihut. Me këtë kohëzgjatje të fluturimit ai ka thyer rekordin e deritashëm duke realizuar plot 33 orë më shumë qëndrim në ajër, ka thënë pe mediet zvicerane udhëheqësi i projektit Philipp Oetershagen.
Aeroplani ka një gjerësi krahësh prej 5.6 metrash ndërsa shpejtësia që arrin gjatë fluturimit është në mes 35 dhe 40 kilometra në orë. Ai udhëhiqet nga një sistem autonom kontrolli, të zhvilluar në ETH Cyrih. Fluturakha është konceptuar për aksione të mëdha kërkimi dhe shpëtimi në zonat e krizës dhe është pjesë e projektit hulumtues të BE-së “Icarus”.
Studiuesit e ETH planifikojnë që me “AtlantikSolar” në verën e vitit 2016 të realizojnë një fluturim pesëditësh në relacionin prej 4500 kilometrash mbi Atlantik nga Bostoni (SHBA) deri në Lisbonë (Portugali).
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










