Futboll
Në fund, Rrahmani kërkoi nga Napoli të fokusohet në Ligën e Kampionëve për ta siguruar play-offin
Amir Rrahmani kërkoi nga Napoli të fokusohet në Ligën e Kampionëve për ta siguruar play-offin
Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani thotë se Napoli e meritoi fitoren ndaj Juventusit, por tani duhet të fokusohen për ta siguruar një vend në play-offin e Ligës së Kampionëve.
Kapiteni i Kosovës zhvilloi një paraqitje solide në triumfin 2-1 të Napolit ndaj Juventusit, ku te “Bianconerët” u inkuadrua edhe Edon Zhegrova.
“Nuk jemi në probleme, kurrë nuk kemi qenë. Shumë lojtarë po mungojnë shkaku i lëndimeve, por të gjithë po bëjmë mirë. Këto janë tre pikë të rëndësishme ndaj një skuadre të fortë që po garon për vendet kryesore. Duhet ta festojmë fitoren sepse luftuam fortë dhe e merituam”.
Ai ndër të tjera dha lëvdata edhe për trajnerin e Juventusit Luciano Spalletti, duke e vlerësuar si një nga më të mirët që ka pasur ndonjëherë, transmeton albinfo.ch.
“Spalletti? Është një ndër trajnerët më të mirë që kam pasur dhe një njeri i shkëlqyer. Gjithnjë mendonim për ndeshjen e radhës. Tani, do të luajmë për ta fituar secilën lojë, për tifozët dhe klubin. Ishte përballje e ngjashme me atë ndaj Atalantas”.
Në fund, Rrahmani kërkoi nga Napoli të fokusohet në Ligën e Kampionëve për ta siguruar play-offin.
“Në Ligën e Kampionëve kemi ndeshje të vështirë si mysafir. Duhet të luftojmë për play-off dhe besoj se do t’ia dalim”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital








