Lajme
Cyrihu përgatitet për ndryshimin më të madh të orarit të transportit publik në histori
Qyteti i Cyrihut po përjeton një revolucion të vërtetë në transportin publik. Nga mesi i dhjetorit, shtatë linja tramvaji do të ndryshojnë rrugët e tyre, ndërsa rrjeti i autobusëve do të pësojë rregullime të konsiderueshme. Operator i transportit publik, VBZ, e përshkruan këtë si ndryshimin më të madh të orarit në historinë e tij, transmeton albinfo.ch.
“Besojmë se kemi marrë parasysh gjithçka,” thotë Christian Böckmann, menaxher projekti në VBZ. “Kemi planifikuar rrugët, kemi përgatitur të dhënat dhe kemi trajnuar stafin, në mënyrë që udhëtarët të drejtohen në tramvajet e duhura që nga 14 dhjetori.”
Sfida e madhe për qytetarët dhe VBZ
Ndryshimet janë të mëdha: linjat e tramvajit 2, 4, 5, 8, 11, 15 dhe 17 do të ndjekin rrugë të reja, ndërsa linjat e autobusëve 35, 78 dhe 89 do të pësojnë ndryshime të rëndësishme. Për më tepër, stacioni Bahnhofquai pranë stacionit kryesor po rindërtohet, duke e kthyer atë në një kantier të madh ndërtimi.
“Vitine e kaluar transportuam 304 milion udhëtarë, prej të cilëve 183 milion me tramvaj,” shpjegon Böckmann. “Kjo tregon qartë sfidën që na pret me ndryshimin e orarit.” Për këtë arsye, VBZ ka filluar informimin e publikut që herët, përmes internetit, rrjeteve sociale dhe stafit në terren.
Mjetet për të shmangur kaosin
VBZ do të vendosë guide transporti në pika kyçe për të ndihmuar udhëtarët, ndërsa informacioni do të shpërndahet edhe në tramvaje përmes njoftimeve dhe ekraneve. Kjo përgatitje synon të shmangë kaosin, sidomos për shkak të kantierit të madh pranë Bahnhofquai.
“Ne patëm një mbyllje tre-javore në Bahnhofstrasse këtë verë, dhe kjo ishte një provë për atë që do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm,” thotë Böckmann. Banorët përballuan situatën pa probleme, edhe pse kjo ishte më komplekse se ndryshimet e zakonshme.
Në natën e 14 dhjetorit, VBZ do të vendosë oraret e reja – rreth 2,000 gjithsej – në të gjitha stacionet, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri në historinë e transportit publik të Cyrihut.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










