Lajme
Orari i ri i SBB-së hyn në fuqi më 14 dhjetor
Orari i ri i Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB), i cili do të hyjë në fuqi më 14 dhjetor, sjell përmirësime të rëndësishme për udhëtarët e rajoneve frankofone, veçanërisht falë rikthimit të linjës direkte mes Bazelit dhe Lozanës. Risi priten edhe për rrjetin rajonal RER Vaud, Léman Express dhe rajonin e Jurës.
Lidhjet e reja dhe rikthimet kryesore
Përfundimi i punimeve për ndërtimin e binarit të dytë mes Grellingue (BL) dhe Douquinge (BL) në shtator 2025 ka bërë të mundur rikthimin e linjës direkte Basel–Lausanne. Po ashtu, do të prezantohet një shërbim çdo 30 minuta mes Biel, Delémont dhe Basel, njoftoi SBB gjatë prezantimit të orarit të ri.
Trenat IR95 Brig–Geneva-Airport do të ndalojnë tashmë edhe në Renens (VD), duke përmirësuar lidhjet mes Rajonit të Jurës dhe zonës Morges–Nyon. Udhëtarët do të përfitojnë gjithashtu nga një lidhje e garantuar, në të njëjtën platformë, një herë në orë gjatë ditëve të javës drejt dhe nga Gjeneva, transmeton albinfo.ch.
Zhvillimet rajonale
RER Vaud:
Linjat R1 dhe R2 (Grandson–Lausanne–Cully) zgjaten deri në Bex, me trenë me dy kate.
Linjat R3 dhe R4 (Vallorbe/Le Brassus–Lausanne) do të shkojnë deri në Vevey, duke rritur kapacitetin ndërmjet Lozanës dhe Vevey-t, dhe deri në Bex.
Léman Express:
Shtohet linja e re L7, e cila përmirëson shërbimin mes Annemasse dhe Lancy-Pont-Rouge në mëngjes dhe mbrëmje.
Shërbimi i natës 24/7 zgjerohet deri në Annemasse edhe gjatë ditëve të javës.
Jura:
Po konkretizohet faza e parë e Rrjetit Rajonal Ekspres të Jurës:
Lidhje çdo orë mes Delémont–Delle dhe Delémont–Bonfol.
Lidhje shtesë çdo orë mes Porrentruy–Delle dhe Porrentruy–Bonfol.
Kjo do të thotë se udhëtimi direkt Bonfol–Delémont do të jetë i mundur një herë në orë.
Fribourg:
Stacioni Rosé do të mbyllet për shkak të gjendjes së amortizuar, ndërsa stacioni i ri Avry-Matran do të shërbehet nga linjat S40 dhe S41.
Trenat e natës drejt aeroporteve
Me orarin e ri do të nisë edhe shërbimi i trenave të natës drejt aeroporteve të Cyrihut dhe Gjenevës gjatë netëve të së premtes dhe së shtunës.
Përmes tre nisjeve nga Sion (2:20), Biel/Bienne (2:21) dhe Fribourg (2:26), udhëtarët do të mund të arrijnë në kohë për fluturimet e para (6:00–8:00) nga Aeroporti i Gjenevës.
Në Zvicrën gjermanofone parashikohet gjithashtu një linjë e natës në itinerarin Winterthur–Zürich–Bern.
Udhëtimet ndërkombëtare
Linja Lausanne–Marseille do të rikthehet në verën 2026 me një tren ditor nga 27 qershori deri më 16 gusht. Periudha e shërbimit do të zgjatet nga prilli deri në nëntor, nga e enjtja në të hënën.
Dy trena shtesë do të shtohen në linjën Zürich–Milano.
Për herë të parë do të ketë trenë direkte mes Brig (Valais) dhe Gjermanisë.
Një tren i ri nate mes Basel–Copenhagen–Malmö synon të nisë në mes të prillit, me kusht që Parlamenti të miratojë financimin, gjë që aktualisht po kundërshtohet nga disa deputetë të qendrës së djathtë.
Punimet për vitin 2026
SBB paralajmëron se punimet e mirëmbajtjes së infrastrukturës hekurudhore do të vazhdojnë në vitin 2026, sidomos në Zvicrën frankofone. Shumica e këtyre punimeve nuk pritet të ndikojnë në trafikun hekurudhor.
E-Diaspora
-
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me datë 28 NËNTOR 2025 do të jetë në Garanë... -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës -
Shkollat Shqipe në Bavari festojnë me krenari 28 Nëntorin në Nürnberg -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











