Shkurt.ch
Me protestë kërkohet mbyllja e thertoreve
Protestuesit kanë thënë se gjithnjë më tepër njerëz kundërshtojnë “shfrytëzimin brutal të kafshëve”
Të shtunën në Bernë, rreth gjashtëqind persona kanë protestuar duke kërkuar mbylljen e të gjitha thertoreve në Zvicër.
Protestën e ka thirrur organizata për mbrojtjen e kafshëve e njohur me emrin “tier-im-fokus”.
Organizatorët, në fletëpalosjet që kanë shpërndarë kanë apeluar kundër thertoreve duke i cilësuar ato si vendet më brutale, shkruan srf.ch. Në tekst pastaj paraqitet lista e metodave që përdoren për mbytjen e kafshëve.
Protestuesit kanë thënë se gjithnjë më tepër njerëz kundërshtojnë “shfrytëzimin brutal të kafshëve”. Sipas tyre në kushtet bashkëkohore, njerëzit nuk janë të varur ngaa produktet me origjinë shtazore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











