Futboll
Shkëlqejnë Hoxha dhe Asani
Hoxha dhe Asani shënojnë nga dy gola. Rrugën e rrjetës e gjejnë edhe Laçi, Shehu dhe Daku
Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, teksa gjatë javës që lamë pas disa prej tyre ishin protagonistë me gola dhe asiste vendimtare në klubet e tyre.
Arbër Hoxha është futbollisti i momentit në Kroaci. Pasi u shpall lojtari më i mirë i muajit shtator, sulmuesi i Kombëtares fitoi të njëjtin çmim edhe për muajin tetor dhe e festoi duke shënuar dy gola në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Varazdin. Dinamo Zagreb triumfoi 3-1, ndërsa Hoxha realizoi në minutën e 37 të pjesës së parë dhe në minutën e 53 të pjesës së dytë, njofton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Dy gola shënoi edhe Jasir Asani për Esteghlal në Kupën e Iranit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në kohën shtesë. Fillimisht sulmuesi kuqezi barazoi rezultatin në fundin e kohës së rregullt me një penallti, ndërsa në shtesë vulosi fitoren e ekipit.
Qazim Laçi realizoi një eurogol nga goditja e dënimit me Rizespor ndaj Fenerbahce në kampionatin turk. Mesfushori kuqezi shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 15, duke mposhtur portierin kundërshtar, Ederson.
Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Juljan Shehu, i cili realizoi për Widzew Łódź në kampionatin polak në sfidën ndaj Korona Kielce. Shehu shënoi në minutën e 49, megjithatë ekipi i tij u mund në këtë takim.
Te goli u rikthye edhe sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshjen Rubin Kazan – Akhmat Grozny, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Daku shënoi në minutën e 75 dhe ky ishte goli i tij i nëntë në kampionat.
Anis Mehmeti dha tre asiste në fitoren 3-0 të Bristol City ndaj Swansea, duke qenë ndër më të mirët në fushë me një paraqitje shumë të mirë.
Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Adrion Pajaziti dhe Rey Manaj.
Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre Nedim Bajrami, Armando Broja dhe Indrit Tuci.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri









