Futboll
Hajdari publikon fotografi me Xhakën dhe Avdullahun: Jemi një
S’ka hatërmbetje mes lojtarëve, Granit Xhaka takohet me Leon Avdullahun e Albian Hajdarin pas ndeshjes
Deklarata e Granit Xhakës për Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun shkaktoi momente të sikletshme në “Fadil Vokrri”, ku shikuesit fishkëlluan çdo prekje të topit nga kapiteni i Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Pas ndeshjes së së martës mbrëma mes Kosovës dhe Zvicrës, Xhaka u pa duke biseduar me Hajdarin, ndërsa mbrojtësi kosovar, i cili ishte lënë i lirë për këtë takim, publikoi një fotografi të përbashkët me Xhakën dhe Avdullahun.
Imazhi, i publikuar në “Instagram Story”, shoqërohej me mbishkrimin “ne jemi një”, të cilit Hajdari i shtoi edhe një zemër. Pak më vonë, fotografinë e shpërndau edhe Leon Avdullahu.
Të dy lojtarët e Kosovës, Hajdari dhe Avdullahu, u lanë jashtë listës së ndeshjes nga selektori Franco Foda për të shmangur rrezikun e kartonëve dhe do të jenë të gatshëm për gjysmëfinalen e plejofit në mars.

E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












