Futboll
Herolind Shala nderohet me mirënjohjen e karrierës
Para ndeshjes Kosovë – Zvicër në stadiumin “Fadil Vokrri”, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i dorëzoi ish-futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, mirënjohjen e karrierës.
Shala, i njohur për përkushtimin e tij ndaj fanellës dardane, u nderua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futbollin kosovar dhe për shembullin e dhënë si lojtar dhe bashkëlojtar, transmeton albinfo.ch.
“Herolind Shala ishte shumë më tepër se një mesfushor. Ai ishte ritëm, zemër dhe frymëzim për të gjithë ne”, u tha gjatë ceremonisë.
Mirënjohja iu dorëzua nën duartrokitjet e tifozëve, duke shënuar një moment të veçantë për legjendën e futbollit kosovar, e cila do të mbahet mend për sakrificën, karakterin dhe përkushtimin e tij ndaj Kombëtares.
Herolind Shala është përshkruar si një figurë që frymëzon jo vetëm bashkëlojtarët, por edhe tifozët, duke lënë një trashëgimi të paharrueshme në historinë e futbollit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












