Futboll
Albian Hajdari i përgjigjet Granit Xhakës se pse zgjodhi Kosovën para Zvicrës
Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, në konferencën për media para ndeshjes vendimtare ndaj Zvicrës, ku folur për formën e ekipit, objektivat dhe arsyetimin e tij mbi zgjedhjen për të përfaqësuar Kosovën.
Sipas tij, Kosova po kalon një moment të mirë dhe se ekipi synon ta mbyllë ciklin me maksimumin e pikëve.
“Besoj se çdo lojë është e rëndësishme sikur të gjitha të tjerat edhe normalisht ne e kemi tani një seri shumë të mirë pasi kemi humbur vetëm me Zvicrën në ndeshjen e parë përndryshe të gjitha ose i kemi fituar ose e kemi marr një pikë dhe në ndeshjen ndaj Zvicrës do të japim maksimumin, hyjmë për maksimumin dhe hyjmë për t’i fituar tri pikë sepse në lojën e fundit e shkruam historinë por ne duam edhe me pikë të bëjmë histori, ta arrijmë maksimumin e pikëve dhe ne shkojmë për tri pikë”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Hajdari komentoi edhe deklaratat e Granit Xhakës, duke theksuar se vendimi i tij për Kosovën ka qenë i menduar dhe i drejtë.
“Besoj që Leoni edhe unë e kemi marrë vendimin para një kohe për Kosovën dhe siç kam thënë edhe më herët ne kemi vendosur me njerëzit më të afërm, me ata e kemi biseduar vendimin tonë dhe në fund çfarë thonë të tjerët janë mendimet e tyre. Unë jam në rregull çfarë ka thënë Graniti, ai është mendimi i tij, respekt për atë dhe karrierën e tij dhe vetëm suksese”, tha Hajdari, teksa shtoi se secili futbollist ka arsyet e veta për zgjedhjet që bën si në favor të Kosovës apo edhe kundër saj.
“Besoj se secili lojtar e ka pasur mendimin ose vendimin e vet për çka ka qenë për Kosovën ose kundër Kosovës. Ata që e kanë marr vendimin për Kosovën ne i bashkohemi e ata që nuk e kanë marrë vendimin për Kosovën unë iu uroj vetëm suksese në shëndet dhe të gjitha të mirat”, theksoi Hajdari.
I pyetur në fund mbi vendimin e tij për ta zgjedhur Kosovën dhe nëse kishte presion nga ana e Federatës së Futbollit të Zvicrës, Hajdari nuk pranoi të komentonte duke thënë se ka folur mjaft për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









