Futboll
Shqipëria në vazon e tretë, do të jetë mysafire në gjysmëfinale të “Play-off”-it
Për Shqipërinë tashmë bëhet zyrtare prania në vazon e tretë në play-off dhe i mbetet vetëm të njohë emrat që do të ketë përballë në varësi të ndeshjeve që do të luhen në ditët në vijim pasi ka dilema për disa skuadra
Shqipëria ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten, transmeton albinfo.ch.
Tashmë, pas rezultateve të sotme, Shqipëria di edhe se në cilën vazo do të jetë në short. Kuqezinjve u duhej një rezultat pozitiv ndaj Anglisë për të kaluar përsëri Irlandën në renditje, por nuk e bëri një gjë të tillë. Njëkohësisht, Ukraina mundi Islandën dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues.
Kësisoj, për Shqipërinë tashmë bëhet zyrtare prania në vazon e tretë në play-off dhe i mbetet vetëm të njohë emrat që do të ketë përballë në varësi të ndeshjeve që do të luhen në ditët në vijim pasi ka dilema për disa skuadra. Sido që të jetë, ndeshja e parë e play-off për Shqipërinë, do të jetë në transfertë në bazë të formulës së paracaktuar.
Edhe Kosova po ashtu do të jetë në vazon e tretë.
Për tu kualifikuar në Botëror, kuqezinjtë dhe dardanët duhet të shënojnë dy fitore.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










