Futboll
Xhaka: Kosova meriton respekt
Zvicra është e para në Grupin B me 13 pikë, tri më shumë se Kosova që është në vendin e dytë
Granit Xhaka e ka lavdëruar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Xhaka pas përfundimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Suedisë e ka komentuar edhe fitoren e Kosovës ndaj Sllovenisë në Lubjanë.
“Ne pothuajse e kemi siguruar kualifikimin. Do të donim shumë ta festonim sot këtë arritje. Por ajo që ka treguar Kosova deri tani, vërtet meriton respekt. Sigurisht, atyre u duhet një fitore 6:0, por prapë nuk mund ta marrim këtë ndeshje si të lehtë” u shpreh Xhaka, transmeton albinfo.ch.
Xhaka shënoi gol për fitoren 4:1 të Zvicrës ndaj Suedisë. Zvicra thuajse e ka të sigurt pozitën e parë.
Zvicra është e para në Grupin B me 13 pikë, tri më shumë se Kosova që është në vendin e dytë. Kosova fitoi 2:0 ndaj Sllovenisë dhe e ka siguruar plejofin. Ndeshja e fundit mes Kosovës dhe Zvicrës luhet në Prishtinë të martën.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











