Sporte Luftarake
Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Kroaci
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Në finale ajo e mposhti hungarezen Reka Pupp teksa triumfi i saj shënon medaljen e parë e artë për Kosovën në Kroaci ndërsa numri mund të rritet edhe përmes Flaka Loxhës.
Krasniqi e kaloi raundin e parë pa lojë teksa në raundin e dytë, Krasniqi fitoi me Ippon ndaj xhudistes braziliane Amanda Lima, derisa në çerekfinale vazhdoi me të njëjtën ritëm ndaj francezes Pont Blandine, transmeton albinfo.ch.
Italianen Gaia Stella e ka mposhtur në gjysmëfinale, duke siguruar kështu të argjendtën për Kosovën.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











