Kosova
Presidentja Osmani: Aplikimi për BE mbetet në sirtarët e Brukselit
Presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për “Politico”, ka deklaruar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian mbetet e bllokuar dhe sipas saj, procesi i bazuar në merita, për të cilin BE-ja flet aq shumë, ende nuk shihet në praktikë, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, por sipas të parës së vendit, ky përparim i shtetit nuk po vërehet nga Bashkimi Evropian.
“Siç e dini, njerëzit e Kosovës nuk kanë shikuar nga ndonjë anë tjetër, kanë parë vetëm këtë rrugë, rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kosova nuk flirton me vende të tjera keqdashëse si Rusia, Kina e Irani, me trekëndëshin e së keqes”, u shpreh ajo fillimisht.
“Por në të njëjtën kohë, nuk e ndiejmë që ky qasje pro evropiane dhe fakti që ne jemi 100% të përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së është parë ose vlerësuar. Përkundrazi, duket sikur merret si e mirëqenë. 97% e njerëzve janë pro evropianë. Reformat tona në ekonomi, në sundim të ligjit, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kanë qenë thelbësore. Megjithatë, në rrugën tonë të integrimit evropian, jemi të bllokuar. Dhe duket sikur procesi i bazuar në meritë, për të cilin BE-ja flet aq shumë, mbetet diçka që duhet të vijë. Por unë ende nuk e shoh të ndodh”, theksoi Osmani.
Mes tjerash, Osmani foli edhe rreth aplikacionin e Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat, duke thënë se i njëjti nuk është shqyrtuar dhe se ndodhet diku në sirtarët e BE-së.
“Ne nuk po kërkojmë bamirësi, nuk po kërkojmë rrugë të shkurtër, po kërkojmë respekt për punën që bëjmë dhe pranimin e reformave që ne ndërmarrim. Dhe nëse kjo do të merret parasysh, Kosova do të bëhej vendi udhëheqës. Por realiteti është se tani për tani, aplikimi ynë as nuk është shqyrtuar. Ne aplikuan në dhjetor 2022, dhe tani jemi pothuajse në dhjetor 2025. Ai ndodhet diku në sirtarët e Bashkimit Evropian, por nuk po ecën përpara”, tha Osmani.
Megjithatë, Osmani thotë se integrimin në NATO e sheh si më të rëndësishme.
“Integrimin në NATO e shoh më të rëndësishëm se atë në BE. Mendoj se NATO është më e nevojshme në rajonin tonë. Të jesh në NATO do të thotë se je i sigurt”, tha Osmani.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











