Futboll

Lëndohet Albian Hajdari

Ky dëmtim mund ta lërë jashtë Hajdarin për “finalen” kundër Sllovenisë më 15 nëntor, por edhe atë kundër Zvicrës 3 ditë më vonë

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari është zëvendësuar detyrimisht, për shkak të një dëmtimi. Ai ka luajtur vetëm 45 minutat e para, në ndeshjen që ekipi i tij Hoffenheim e zhvilloi ndaj Wolsburg në udhëtim.

Një lajm tepër i keq ky edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Ky dëmtim mund ta lërë jashtë Hajdarin për “finalen” kundër Sllovenisë më 15 nëntor, por edhe atë kundër Zvicrës 3 ditë më vonë.

Kujtojmë se 22-vjeçari është bashkuar së fundmi me Kosovën, pasi vendosi të “braktiste” Zvicrën. Ai si cilësohet si e ardhmja e “dardanëve” dhe ylli i ri i shqiptarëve.