Maqedonia
Qeveria ndërhyn nëse nuk zgjidhet kryetari pas balotazhit
Rezultatet përfundimtare, KSHZ-ja do t’i publikojë menjëherë pas përfundimit të tyre, ndërsa më së voni në afat prej 24 orëve
Në Maqedoninë e Veriut sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, në të cilin qytetarët votojnë për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.
Në tre vendvotime në Komunën e Shuto Orizarës do të përsëritet votimi edhe për këshilltarë.
Në raundin e dytë marrin pjesë dy kandidatët të cilët në raundin e parë kanë marrë më së shumti vota, ndërsa për kryetar komune zgjidhet kandidati i cili ka marrë numër më të madh të votave, njofton Portalb.mk.
Sipas Kodit Zgjedhor, nëse edhe pas raundit të dytë për çfarëdo arsye nuk bëhet zgjedhja e ndonjë kryetari komune, komisioni zgjedhor në afat prej 15 ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve e njofton Qeverinë, e cila pastaj emëron komisar për ushtrim të punëve nga kompetenca e kryetarit të komunës. Qeveria është e obliguar që në afat prej 15 ditësh pas emërimit të komisarit ta informojë kryetarin e Kuvendit për shpallje të zgjedhjeve të reja.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) informuan se rezultatet fillestare nga zgjedhjet të marra përmes mënyrës elektronike do të publikohen në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të procesverbaleve nga komisionet zgjedhore komunale dhe Komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit do të bëhen të ditur në afat prej 12 orëve pas mbylljes së vendvotimeve, transmeton albinfo.ch.
Rezultatet përfundimtare, KSHZ-ja do t’i publikojë menjëherë pas përfundimit të tyre, ndërsa më së voni në afat prej 24 orëve.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













