Kosova
Vdes një shtetas zviceran në Aeroportin e Prishtinës
Shtetasi zviceran humb jetën teksa priste fluturimin për në Zvicër
Raportohet se një shtetas zviceran ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi iu përkeqësua papritur gjendja shëndetësore ndërsa po priste për të udhëtuar drejt Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. Stafi mjekësor i aeroportit ka ndërhyrë menjëherë për t’i ofruar ndihmë emergjente, por pavarësisht përpjekjeve, shtetasi zviceran nuk arriti të mbijetojë.
“Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore. I njëjti ka marrë ndihmë mjekësore, por më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë publik deri në përfundimin e procedurave ligjore dhe informimin e familjarëve.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te udhëtarët që ndodheshin në terminal në momentin e incidentit, ndërsa fluturimet janë zhvilluar normalisht pas përfundimit të procedurave të nevojshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime... -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













