Lajme
Arrestohet kosovari i dyshuar se ka qarkulluar kartëmonedha 50 euro false
Ai dyshohet se ka kryer transaksione me para të falsifikuara, duke u shkaktuar humbje financiare viktimave. Është kapur në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani
Të hënën (20 tetor), Policia Federale arrestoi në autostradën B2 pranë Mittenwald dhe e burgosi një person të dyshuar për falsifikim. Ai dyshohet fuqimisht se ka futur në qarkullim kartëmonedha 50 euro të falsifikuara në Bavarinë e Epërme verën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Gjatë një kontrolli që policia kufitare u bëri pasagjerëve të një autobusi të regjistruar në Itali, ajo zbuloi se njëri prej pasagjerëve kërkohej nga gjyqësori i Mynihut. Sipas urdhrit të arrestit, thuhet se shtetasi kosovar ka kryer në vazhdimësi transaksione me para të falsifikuara, duke shkaktuar humbje financiare për viktimat e tij, raporton ots.de.
34-vjeçari, i cili nuk është i regjistruar në Gjermani dhe as nuk ka strehim, më pas ishte larguar nga vendi.
Gjykata e Qarkut të Mynihut kishte supozuar se i dyshuari paraqiste rrezik arratisjeje dhe për këtë arsye kishte lëshuar një urdhër arresti.
Policia Federale në Garmisch-Partenkirchen ja doli ta ekzekutonte këtë urdhër kur shtetasi kosovar i kërkuar u kthye në Gjermani me autobusin e përmendur, nga Italia, përcjell albinfo.ch. Ai u detyrua të ndërpriste udhëtimin e tij dhe të ndiqte zyrtarët policorë deri në stacionin e policisë së Garmisch-Partenkirchen.
Prej andej, ai u soll para Gjykatës së Qarkut të Mynihut. Me urdhër gjykate, ai u la në paraburgim në Qendrën Korrektuese Mynih-Stadelheim.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












