Kosova
Votimet për asamblistë, dalin rezultatet e para
Sipas të dhënave të deritanishme, deri në orën 16:00 janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë komunash dhe për 334 vendvotime nga zgjedhjet për kuvendet komunale
Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet lokale po vazhdon nëpër Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), ndërsa në katër komuna tashmë është përmbyllur plotësisht ky proces – në Han të Elezit, Junik, Mamushë dhe Zveçan, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën.
KQZ-ja ka thënë se deri në orën 16:00 të ditës së martë, procesi është përmbyllur në këto katër komuna, ndërsa në të njëjtën kohë ka filluar puna në tri Qendra të tjera Komunale të Numërimit – në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot të cilat gjatë paradites kishin probleme me internet, transmeton albinfo.ch.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se në QKN-të po zhvillohen njëkohësisht tre aktivitete kryesore: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për kuvendet komunale, dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale.
Sipas të dhënave të deritanishme, deri në orën 16:00 janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë komunash dhe për 334 vendvotime nga zgjedhjet për kuvendet komunale. Po nga 334 vendvotime janë numëruar edhe votat e kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale.
KQZ ka bërë të ditur se në platformën e saj tashmë kanë filluar të publikohen rezultatet e verifikuara nga QKN-të.
Linku:
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













