Skip to content

Zvicra fiton në Suedi, shënon Xhaka

(KEYSTONE/Anthony Anex)

Zvicra ka tri fitore në tri ndeshje deri më tani në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Zvicra po vazhdon me rezultate pozitive në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Ekipi i Zvicrës fitoi ndaj Suedisë në udhëtim 0:2, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë e shënoi Granit Xhaka nga penalltia në minutën e 64-t, kurse fitoren e vulosu Manzambi në minutën e 94-t.

Zvicra ka nëntë pikë pas tri ndeshjeve, kurse Suedia vetëm një. Kosova numëron katër pikë, kurse Sllovenia dy.