Futboll
Muriqi, në formë jetësore
Sulmuesi i Kosovës po kalon në formë të lartë në elitën e futbollit spanjoll
Vedat Muriqi shënoi ndaj Atletico Madridit, duke konfirmuar formën jetësore që po e kalon si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren.
Muriqi shënoi për 1:1, duke i sjellë një pikë të çmuar skuadrës së tij, shkruan albinfo.ch.
“Të marrësh pikë ndaj një ekipi si Atletico Madridi është gjithmonë mirë, por kur vjen pas një serie jo të mirë, lë shije të keqe. Ne kemi pritur fitoren, kishim shanse, por nuk ia arritëm. Barazimi nuk është mjaftueshëm kur e sheh ndeshjen në detaje. Por, të marrësh pikë është përsëri më mirë sesa humbja”, ka thënë Muriqi për faqen zyrtare të Mallorcas.
Ai ka shënuar për herë të tretë në ndeshjet e La Ligas ndaj Atleticos. Së pari kishte shënuar më 9 prill të vitit 2022, e për herë të dytë më 9 nëntor të vitit të njëjtë.
31-vjeçari Muriqi ka katër gola në katër ndeshje kampionale. Shënoi ndaj Real Madridit, e më pas i shënoi dy golat ndaj Espanyolit. Po ashtu ka shënuar për Kosovën ndaj Suedisë, më 8 shtator.
“Jam shumë, shumë i lumtur. Për një sulmues, shënimi i golave, madje edhe në miqësore, gjithmonë vlen. Të jep vetëbesim. Tani vetëbesimi im është në kulm dhe shpresoj se nuk do të ndalem me kaq, por të vazhdoj ta ndihmojë ekipin të fitojë pikë dhe të fitojmë ndeshje”, ka theksuar Muriqi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












