Muzikë
“Pena që lëvron jetë”: Letërsia dhe kultura shqiptare ndriçojnë në zemër të Londrës
Kultura shqiptare në diasporë: Mbrëmje letrare në Ambasadën e Kosovës në Londër
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër u zhvillua edicioni i dytë i aktivitetit kulturor “Pena që lëvron jetë”, një projekt që ka për synim promovimin e figurave të shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Ideuar dhe moderuar nga Znj. Anila Kadija, kjo nismë kulturore vazhdon të krijojë ura lidhëse mes komunitetit shqiptar në diasporë dhe trashëgimisë sonë shpirtërore. Këtë vit, në qendër të vëmendjes ishin dy autorë të spikatur: Znj. Valbona Ismaili Luta dhe Z. Durim Taçi, të cilët ndanë me publikun pjesë nga krijimtaria dhe rrugëtimi i tyre letrar.
Mbrëmja u pasurua gjithashtu me interpretimin virtuoz të violinistes Znj. Kristiana Zotkaj, e cila shtoi ndjeshmërinë artistike të eventit, duke krijuar një atmosferë të veçantë emocionale.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv/ambasadori i Kosovës në Londër, z. Vlorat Gashi, theksoi rëndësinë e këtyre organizimeve në ruajtjen e identitetit kulturor të shqiptarëve jashtë atdheut:
“Ky projekt është një mundësi e artë për të promovuar vlerat tona kombëtare, për të nxitur bashkëpunimin mes artistëve dhe për të mbajtur gjallë lidhjen me rrënjët tona.”
“Pena që lëvron jetë” konfirmoi edhe një herë se arti dhe letërsia janë ura që i bashkojnë njerëzit, pavarësisht largësisë gjeografike. Ky aktivitet nuk ishte vetëm një mbrëmje arti, por një dëshmi e gjallë e gjurmës që kultura shqiptare lë kudo ku ajo përqafohet. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/share/p/1B6qAFxzMk/
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











