Kosova
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë tregon pasojat e vendimit të SHBA-së ndaj Kosovës
DhTIK nëpërmjet një reagimi, vlerëson se ky proces ishte konceptuar si një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka pranuar me shqetësim të thellë lajmin për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
DhTIK nëpërmjet një reagimi, vlerëson se ky proces ishte konceptuar si një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.
“Për ne, marrëdhëniet e fuqishme dhe të qëndrueshme me ShBA-në janë jetike, pasi ShBA ka qenë gjithmonë partneri ynë më i madh strategjik dhe ka dhënë mbështetje vendimtare për ndërtimin e institucioneve demokratike, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në reagimin e DhTIK, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, DhTIK vlerëson se çdo veprim apo deklaratë që rrezikon prishjen e këtij raporti është në dëm të interesave të qytetarëve dhe të ardhmes ekonomike të Kosovës.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë thotë se ka qenë e para që ka kërkuar nga qeveria që me urgjencë të heq taksën ndaj prodhimeve amerikane, “por hapat e ndërmarrë nga ekzekutivi ishin të vonshëm dhe pa ndonjë efekt pozitiv”.
Në fund të reagimit thuhet se bizneset e Kosovës kanë nevojë për stabilitet politik, siguri juridike dhe partneritete ndërkombëtare për të ecur përpara.
Sot, ShBA-ja ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











