Futboll
Granit Xhaka dhe Albian Ajeti mysafirë të veçantë në ndeshjen e FC Dardanisë
Një ditë pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila përfundoi me fitoren bindëse të helvetikëve 4:0, FC Dardania pati kënaqësinë të mirëpresë një mysafir të veçantë: kapitenin e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka.
Xhaka ndoqi nga afër ndeshjen e klubit, ku në rolin e trajnerit është vëllai i tij, Taulant Xhaka. Atmosfera në stadium ishte e mrekullueshme, me shumë tifozë të pranishëm, të cilët patën mundësinë të bëjnë fotografi dhe të marrin autografe nga Graniti.
Surpriza nuk përfundoi me kaq: edhe futbollisti i FC Basel, Albian Ajeti, nderoi klubin me praninë e tij, duke u pritur me shumë dashuri dhe respekt nga të gjithë të pranishmit.
Kryesia e klubit shpreh mirënjohjen e sinqertë për Granit Xhakën dhe Albian Ajetin për kohën e tyre dhe respektin e treguar ndaj klubit dhe tifozëve tanë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











