Shkurt.ch

Aq shumë i ka kushtuar politika anti-migracion Evropës

Evropa çdo vit ndanë një miliardë euro për t’i mbajtur largë emigrantët dhe refugjatët. «The Migrants’ Files» tregon për herë të parë, se janë shpenzuar më shumë për ndalimin, teknologji survejimi dhe muret. Megjithatë, pjesa më e madhe e parave që rrjedhin janë kosto të padukshme.
Janë shuma enorme të cilat janë investuar për refugjatët që nga viti 2000 nga Bashkimi Evropian (BE) dhe vendeve partnere të tilla si Zvicra. Por, krijimi dhe funksionimi i Frontex, autoriteti qendror Evropian për koordinimin e kontrolleve në kufijtë e jashtëm të Evropës, tani kushton 670 milionë €.
Megjithatë, pothuajse 90 për qind e kostos totale prej rreth  129 miliard  nuk janë investuar për të ndaluar refugjatët dhe migrantët rrugën për në Evropë, por për t’i dëbuar nga Evropa. Rreth 113 miliard janë shpenzuar për “dosjet e emigrantëve” duke përfshirë transportin dhe shpenzimet administrative.