Kosova
Dy të vdekur në aksidentin e rëndë në Astrazup të Malishevës
Është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve ku kanë mbetur të vdekur dy persona, ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Astrazup të Malishevës, në të cilin deri më tani policia ka konfirmuar se ka persona të vdekur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për RTKLive se sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve ku kanë mbetur të vdekur dy persona, ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor, ka konfirmuar Elezaj.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku dy qytetarë nga Komuna e Rahovecit humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.
Në një postim në Facebook, Kastrati ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për aksidentin e sotëm tragjik në fshatin Astrazup të Malishevës, ku humbën jetën dy qytetarë nga komuna e Rahovecit dhe u lënduan dy të tjerë. Në emër të Komunës së Malishevës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, familjen Popaj nga fshati Fortesë dhe familjen Krasniqi nga fshati Krushë, dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit”, u shpreh Kastrati.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












