Lajme
Holanda kalon në javën 32-orëshe të punës, modeli i ri i suksesit në Evropë
Java katër-ditore sjell më shumë lumturi e produktivitet
Holanda ka bërë një hap të madh drejt transformimit të kulturës së punës duke kaluar nga java tradicionale 40-orëshe në një model më fleksibël prej 32 orësh pune të shpërndara në katër ditë, me të premten si ditë pushimi, përcjell albinfo.ch.
Ky eksperiment, tashmë i kthyer në praktikë, po jep rezultate të dukshme. Punëtorët raportojnë më shumë lumturi, balancë të shëndetshme mes jetës dhe punës, si dhe produktivitete më të qëndrueshme. Për shumë prej tyre, fundjava më e gjatë nuk është vetëm kohë për pushim, por edhe mundësi për zhvillim personal dhe familjar.
Nga ana tjetër, kompanitë nuk po humbin – përkundrazi, po përfitojnë nga një staf më i motivuar, më kreativ dhe më i përqendruar gjatë orëve të punës. Studimet paraprake tregojnë se katër ditë pune me orar të shkurtuar nuk e ulin efikasitetin, por përmirësojnë cilësinë e punës së kryer.
Ky ndryshim po shihet si një model i ri suksesi për tregun e punës evropian, duke hapur debatin për të ardhmen e punës në vende të tjera të BE-së dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











