Futboll
Kapiteni i Kosovës afër rinovimit me kampionët e Italisë
Qendërmbrojtësi kosovar ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi titullin kampion në Serie A
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka arritur marrëveshje me klubin italian Napoli për zgjatjen e kontratës së tij edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2029.
Sipas raportimeve të gazetës italiane “Tuttosport”, marrëveshja është arritur menjëherë pas përfundimit të afatit kalimtar të verës, teksa Napoli tashmë është fokusuar në rinovimin e kontratave me lojtarët që kanë qenë kyç në sukseset e viteve të fundit, transmeton albinfo.ch.
Rrahmani, i cili është një nga shtyllat e mbrojtjes së skuadrës napolitane, do të përfitojë gjithashtu një rritje page, duke shkuar në 3 milionë euro në sezon.
Qendërmbrojtësi kosovar ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi titullin kampion në Serie A, duke regjistruar 177 paraqitje, 12 gola dhe 5 asistime me fanellën e Napolit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











