Lajme
Punon në Zvicër, ndërton fermë viçash në Vuthaj
Genc Gjonbalajt, që jeton në Zvicër, por ndërtoi fermën e viçave në fshatin Vuthaj. Ferma e tij fillimisht do të ketë rreth 150 viça, ndërsa tregun e shitjes e ka të garantuar
Kohëve të fundit është vërejtur një interesim më i madh i bashkatdhetarëve për të investuar në vendlindje. Kursimet e tyre, ata nuk po i shpenzojnë aty ku po punojnë, por po investojnë në atdhe. Rasti konkret është i Genc Gjonbalajt, që jeton në Zvicër, por ndërtoi fermën e viçave në fshatin Vuthaj.
Ky është investimi i parë konkret në këtë fshat, që si qellim ka punësimin dhe aktivizimin e mundësive të shumta në lëmin e blegtorisë që ka ky fshat dhe vendbanimet e tjera ne Plavë Guci. Ferma e tij në fillim do të ketë rreth 150 viça dhe se tregun e shitjes e ka të garantuar në Evropë, shkruajnë mediat në Prishtinë
Genc Gjonbalaj u lind dhe u rrit në Vuthaj me kushte te rënda ekonomike,por siç thotë Genci me modesti sa ma te rënd që e kisha jetën aq ma te fort dhe te thellë dhe brumosur e kam dashurin ne shpirtin tim për Vuthaj dhe Plavë Gucinë.
Ndryshe, siç thuhet në një artikull , ka edhe investitorë të tjerë që dëshirojnë përmes investimeve të tyre të gjejnë veten ne vendlindjen e vet, por edhe institucionet komunale e në veçanti subjektet politike shqiptare duhet të jenë forcë motivuese për investitorët potencialë, dhe që t’i inkurajojnë ata e jo që me veprimet joracionale të tyre të krijojnë një klimë të disfavorshme për investimet e bashkatdhetarëve të diasporës sonë.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












