Shkurt.ch
6.5 vjet burg për grabitje të dhunshme pjesëtarit të bandës “Pink Panther”
6.5 vjet burg për grabitje me dhunë pjesëtarit të bandës "Pink Panther"
Gjykata e Qarkut në Cyrih ka dënuar të martën pjesëtarin e bandës së ashtuquajtur “Pink-Panther” me 6 vjet e gjysmë burg. I dënuari është shtetas serb, 36 vjeçar. Ai është shpallur fajtor për plaçkitje të shumëfishtë.
Banda e përmendur përbehet nga serbë dhe malazezë ndërsa është bërê famoze për “specializimin” e saj në grabitjet me dhunë të shitoreve të stolive të shtrenjta dhe argjendarive në gjithë Evropën Perëndimore.
I dënuari ka pranuar veprën që ka bërë në vitin 2010 në bashkëveprim me një person tjetër në Paradeplatz të Cyrihut ku kishte sulmuar një shitore bizhuterie, shkruan srf.ch. Pasi që kishin kërcënuar me një pushkë automatike viktimën e këtë dyqan ata kishin grabitur orë dhe stoli me vlerë prej mbi 5 milionë frangash.
Ai ka marrë pjesë edhe në një grabitje të dhunshme të një shitoreje stolish në Schaffhausen para katër vitesh.
I dënuari nuk ka dhënë informacione mbi bashkëpjesëmarrësin e tij në këto grabitje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












