E-Diaspora
150 milionë njerëz përfituan nga dërgesat e emigrantëve evropianë
150 milionë njerëz në gjithë botën janë ndihmuar nga dërgesat e punëtorëve imigrantë në Evropë.
Vitin e kaluar emigrantët kanë dërguar në vendet e tyre një shumë prej 109.4 miliardë dollarësh.
Këto statistika i ka bërë publike Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim të Agrikulturës (IFAD).
Në studimin e tyre thuhet se dy të tretat e kësaj shume janë dërguar në vendet në zhvillim, kryesisht në Azi dhe Afrikë.
Pjesa tjetër, një e treta, është dërguar te farefisi brenda në Evropë, nga Rusia dhe Evropa Perëndimore, kah vendet e varfra të Evropës Lindore.
Vlerësohet se brenda Bashkimit Evropian, 63.7 miliardë dollarë janë dërguar në vendet e tyre nga imigrantët, gjatë vitit të kaluar, që është shumë e barabartë me buxhetin e plotë të BE-së për ndihma.
10 vende të Bashkimit Evropian janë në mesin e atyre që marrin më së shumti remitenca, përfshirë Hungarinë, Poloninë dhe Rumaninë.
Rusia, që klasifikohet si vend evropian, e jo aziatik, është shteti kryesor “dërgues” në rajon.
Ky studim i Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim të Agrikulturës (IFAD) është i bazuar në të dhënat e Bankës Botërore.
E-Diaspora
-
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër Nga Kosova në “Oscar”, Luana Bajrami me film të nominuar... -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











