Kosova
SBASHK: Ikja e mësimdhënësve rrezikon shkollat e Kosovës
Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka paralajmëruar se ikja e mësimdhënësve dhe nxënësve nga Kosova po kthehet në një shqetësim serioz dhe se, nëse trendi vazhdon, shkollat mund të mbesin pa kuadro profesionale në një të ardhme të afërt, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se shumë mësimdhënës me përvojë të gjatë po largohen nga Kosova për shkak të kushteve të vështira të punës dhe gjendjes së rënduar sociale, duke u integruar në sistemin arsimor të vendeve si Gjermania.
“Kemi ikje nga Kosova të mësimdhënësve dhe të nxënësve. Në veçanti me liberalizimin e vizave, mësimdhënësit janë duke marrë pushime pa pagesë, ndërsa shumë të tjerë, duke mësuar gjuhë të huaja, po ikin drejt shteteve të Evropës. Në Gjermani tashmë shumë prej tyre janë inkuadruar si mësimdhënës,” theksoi Shala.
Ajo shtoi se humbja e një mësimdhënësi me përvojë shumëvjeçare është e pariparueshme për sistemin arsimor. “Është shumë e vështirë të zëvendësohet një mësimdhënës me 20 vjet përvojë. Duhet një kohë e gjatë që një i ri të arrijë atë nivel,” u shpreh ajo.
Shala përmendi edhe kërkesat urgjente të SBASHK-ut, mes të cilave rritja e koeficientit në Ligjin e Pagave, nënshkrimi i kontratës kolektive dhe rregullimi i pagesës së përvojës së punës. Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që përvoja e punës të paguhet me 0,5% edhe për 15 vitet e para ende nuk është zbatuar, duke i shkaktuar punëtorëve të arsimit humbje rreth 4% në paga.
Ajo rikujtoi gjithashtu se SBASHK ka dorëzuar në Kuvend një iniciativë me mbi 20 mijë nënshkrime për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale, në mbështetje të mësimdhënësve të viteve ’90.
Shala kritikoi edhe përjashtimin e SBASHK-ut nga Këshilli shtetëror për licencimin e mësimdhënësve në Ministrinë e Arsimit. “Kërkojmë që në të gjitha trupat profesionalë të MASHT të përfaqësohet edhe SBASHK, sepse është zëri i punëtorëve të arsimit,” tha ajo.
Sipas Shalës, situata aktuale në arsim është “shumë alarmante” dhe kërkon intervenim urgjent për të parandaluar boshatisjen e shkollave nga kuadrot profesionale, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









