Shkurt.ch
Kërkohen 20 vjet burg për vrasjen e shqiptarit në xhami
Prokuroria e Përgjithshme ne St. Gallenit ka ngritur akuzë për vrasje të rëndë ndaj një shqiptari 52 vjeçar, shtetas të Serbisë. Ai ngarkohet se në gusht të vitit të kaluar ka vrarë me armë zjarri një bashkëvendës të tij 51 vjeçar në një xhami në Winkeln-St. Gallen.
Siç shkruajnë mediet zvicerane, prokurori në Gjykatën e Qarkut ku do të mbahet gjykimi do të kërkojë 20 vjet heqje lirie për personin në fjalë,.
Ngjarja ka ndodhur më 22 gusht 2014, kur personi tashmë i vrarë, 51 vjeçari me shtetësi zvicerane (po ashtu shqiptar nga Kosova lindore) kishte shkruar të falte xhumanë në xhaminë “El-Hidaije”, në St.Gallen-Winkeln, transmeton albinfo.ch. Pas pas fillimit të pjesës së dytë të ritualit fetar, një burrë tjetër i është afruar atij dhe nga distanca e shkurtë e ka qëlluar me pistoletë disa herë në shpinë.
I qëlluari ka vdekur menjëherë në vendin e krimit ndërsa personi që ka shtënë me armë po ashtu menjëherë është arrestuar nga policia. Ai, shqiptari i Luginës së Preshevës, sikurse edhe viktima, ka pranuar veprën.
Vrasja konsiderohet se ka ardhur si hakmarrje për një konflikt që kishte ndodhur në vitin 1997 në mes të viktimës së tashme, vrasësit të dyshuar dhe vëllait të këtij të fundit. Me atë rast kishte rënë viktimë vëllai i tij.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











