Lajme
590 milionë orë vullnetarizëm në Zvicër, 86% e popullsisë kontribuon

Zvicra vazhdon të qëndrojë mes kampionëve të vullnetarizmit në Evropë. Sipas Monitorit të ri të Vullnetarëve, të publikuar nga Shoqata Zvicerane për Përfitime Publike (SGG), qytetarët kontribuan vitin e kaluar rreth 590 milionë orë punë vullnetare, që nga angazhimi në klube sportive e këshilla prindërish, deri te kujdesi për fqinjët, dhurimi i gjakut ose ndihma financiare, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Studimi tregon se 86 përqind e popullsisë ka ofruar një formë kontributi vullnetar, me 376 milionë orë punë informale që tejkalojnë dukshëm 213 milionë orë vullnetarizëm formal. Megjithatë, krahasuar me matjen e kaluar, të dy format kanë pësuar një rënie të lehtë, duke u rikthyer në nivelet e vitit 2014.
Grupi më aktiv janë personat midis 65 dhe 74 vjeç, ku 49 përqind angazhohen rregullisht. Ata kryejnë edhe pjesën më të madhe të punës informale, kryesisht kujdes për nipërit dhe mbesat. Pas moshës 75 vjeç, përfshirja bie ndjeshëm.
Dallimet nuk lidhen aq shumë me moshën, gjininë apo vendbanimin, sa me statusin kombëtar dhe nivelin arsimor.
48% e qytetarëve zviceranë angazhohen, krahasuar me vetëm 21% të të huajve, personat me shtetësi të dyfishtë janë në mes (38%), vetëm 17% e atyre me arsim bazë ofrojnë ndihmë, ndërsa shifra ngjitet në 48% te personat me diplomë universitare.
Këto dallime, sipas autorëve të raportit, tregojnë se burimet materiale, aftësitë gjuhësore dhe rrjetet sociale e bëjnë shpesh vullnetarizmin “një privilegj”, transmeton albinfo.ch.
Gratë dominojnë në punën informale (56% kundrejt 46% të burrave), ndërsa burrat janë më të pranishëm në klube dhe parti politike (43% kundrejt 40%). Puna e kujdesit jashtë shtëpisë mbetet e pabarabartë: dyfish më shumë gra mbajnë barrën e kujdesit për fëmijë ose të moshuar.
Banorët e Zvicrës gjermanishtfolëse janë më aktivë në klube sesa ata të rajoneve frankofone dhe të Ticinos. Po ashtu, zonat rurale shënojnë një përfshirje më të lartë (47%) krahasuar me zonat urbane (38%), për shkak të densitetit më të madh të shoqatave dhe lidhjeve komunitare.
Shumica e vullnetarëve veprojnë për motive të shumta: dëshira për të ndihmuar (72%) është më e fortë në punën informale, ndërsa kënaqësia nga aktiviteti (61%) dominohet në klube. Përfitimet personale nuk mungojnë nga fitimi i aftësive të reja deri te avancimi në karrierë. Kjo shpjegon edhe nivelin e lartë të kënaqësisë, mbi 93%.
Në rastet kur dikush largohet nga një organizatë, arsyet kryesore janë angazhimet e karrierës (41%) ose të familjes (29%), transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani takon të rinjtë shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar një grup të rinjsh shqiptarë gjatë pjesëmarrjes...
-
Projekte nga Kosova prezantohen në Simpoziumin “Integrated People-Centred Care” më 2 shtator në Basel
-
Bernë: Në Ambasadën e Shqipërisë ka nisur shpërndarja e librave shqip për nxënësit shqiptarë
-
4 emra, një çmim: Kush do të jetë “Sipërmarrësi shqiptar i vitit 2025” në Zvicër?
-
Elektricistët shqiptarë në Zvicër takohen për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash
Jeta në Austri
-
Studimi: Kërkesa për ftohje në Austri mund të dyfishohet deri në vitin 2050 Kërkesa e Austrisë për ftohje mund të dyfishohet deri në vitin 2050, me qytetet që përballen...
-
Austri: Kërkohen ligje më të rrepta për armët
-
Austri: Mungesë stafi para fillimit të shkollës
-
2,220 € për fëmijë në vit: Arsimi si një “blerje” e shtrenjtë në Austri
-
Salzburgu teston për herë të parë “kamerat e zhurmës”